Mirsevini ne faqen Malisheva.do.am kjo webfaqe eshte hapur me qellim qe te tjeret te shohin per qytetin Malisheva portali shqip qyteti Malisheva eshte ne pjesen qendrore te republikes se kosoves MALISHEVA CITY therrisni shoket tuaj qe ta vizitojn ket webportal

  KryefaqjaSjell shoqerine ne Ipko
        Menu
pelqeje ne fb
         RKS

SIMBOLET E RKS
Kushtetuta

Flamuri

Stema

Himni

      >>votoni<<
a ju pelqen webfaqja
Total of answers: 127
malisheva.do.am
 

>>vizitoret<<
>>marrshi i uqk<<
nje video hajgare
     logo e qytetit
Emblema
malisheva tolbar
instalo toolbarin e Malisheves kliko ne kete foto te toolbarit dhe instaloje shkarko dhe bindu

KALKULATOR
      SHQIPTAR

JAM KRENAR QE JAM
''SHQIPETAR''
albanian all world



CHAT MALISHEVA


Hartaangel2heartImage by FlamingText.comheartangel2Harta


Historia

Llapushë është nocioni tjetër me të cilin është i njohur territori i komunës së Malishevës. Lashtësia e Malishevës si vendbanim dëshmohet edhe me prezencën e tumës ilire në vetë qendrën e Malishevës, dëshmi kjo që jep të kuptohet se Malisheva ka qenë vendbanim i hershëm ilir bashkë me vendbanimet tjera në komunë, që janë shtrirë përgjatë lumit Mirusha. Historikisht, qendra administrative politike ka ndryshuar edhe në aspektin e emërtimit edhe në aspektin e selisë. Në kohën e pushtimit turk të këtyre territoreve, përmendet Bajraku i Astrazubit, që për nga shtrirja shkonte deri në vijën hekurudhore prej Murës në veri e deri në Mrasor në perëndim. Më vonë e hasim emërtimin Rrethi i Rahovecit, që kapte të njëjtin territor. Pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti lokal fillimisht u organizua në fshatin Banjë dhe në fshatin Kijevë, për tu transferuar pastaj më 1960 në Malishevë. Në këtë mënyrë Malisheva për herë të parë bëhet qendër administrative-politike. Më 1965 komuna e Malishevës shpërbëhet nga pushteti I atëhershëm jugosllav. Për herë të dytë komuna e Malishevës u formua si qendër komunale në vitin 1986, për të vazhduar deri në vitin 1991 kur pushteti serb e shpërbëri përsëri. Pas luftës, me rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/45, Malisheva u formua prapë si njësi e pavarur komunale, .de jure. e barabartë me të tjera komuna në vend. Malishiva qysh para dy shekujve kishte filluar te ndertohet. Ne fillim parashihet se kishte pesë shtepi. Pozita e mire gjeografike, ne territorin e Kosoves dhe ne veçanti ne regjionin e Llapushes, filloj te ndertohet nga popullata e ardhur nga vendet përreth. Malisheva ne vitin 1988 fitoi statusin e Komunes por pas 3 viteve i hiqet dhe iu kthye në vitin 1999-2000, ajo tani njihet si komunë nga Kuvendi i Kosovës.


Turizmi

  • Komuna e Malishevës, edhe pse është komuna më e pazhvilluar e vendit, ka potenciale natyrore për të zhvilluar një degë të veçantë të ekonomisë - turizmin.

Disa nga pikat ku mund të orientohet zhvillimi i turizmit në komunë janë: Hapësira përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, e cila, përkundër infrastrukturës së pazhvilluar përcjellëse, ka shumë visitorë të vendit dhe nga jashtë. Relievi i rrjedhjes së lumit, me ujëvarat unike që krijon, është një xhevahir i vërtetë turistik. Shpella e flladit në fshatin Panorc, e cila gjendet në afërsi të lumit Mirusha, është tjetër xhevahir turistik i komunës. Aktualisht vetëm 945 m gjatësi të kësaj shpelle janë hulumtuar Stalaktitet dhe stalagmitet e saj, me bukurinë që kanë, mahnitin vizitorët e rastit, të cilët gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje. Në fshatin Ngucat ekziston edhe një shpellë tjetër e pa hulumtuar ende, për të cilën mendohet se do të jetë atraksion tjetër i madh për turistët.

  • Në fshatin Banjë gjendet burimi i ujit termal me kapacitet 250-300 l/sec. Mbi këtë burim të ujit është ngritur pishina me sipërfaqe 2000 m2, e cila çdo sezon vere është në shfrytëzim për freskim dhe organizim të garave të notit nga të interesuarit. Pishina ka vizitorë të shumtë, jo vetëm të komunës por edhe nga mbarë vendi. Uji i kësaj pishine ofron edhe mundësi shërimi nga një numër i caktuar i sëmundjeve të lëkurës. Temperatura konstante e ujit gjatë tërë vitit është 22ºC. Mendohet që në të ardhmen e afërt ky vend të shndërrohet në vend turistik për rekreacion, sport dhe rehabilitim. Malet e Berishës janë atraksion tjetër turistik, jo vetëm për banorët e komunës. Me llojllojshmërinë e florës dhe faunës së tyre, tërheqin shumë vizitorë për piknik malor.

Vende interesante për tu vizituar

  • Pishina e Banjës në fshatin Banjë; Shpella e Flladit, në fshatin Panorc; Ujëvarat e Mirushës, në fshatin Llapqevë; Ura e Rabaxhive, në fshatin Bubël; Malet e Berishës, në fshatin Berishë; Varrezat e Dëshmorëve, në Malishevë dhe në fshatin Kleçkë, etj.
  • Gjeografia

    Pozita Gjeografike

    • Komuna e Malishevës ka një sipërfaqe prej 306.3 km2. Ajo kufizohet: në veri me komunën e Klinës dhe të Drenasit, në lindje me komunën e Lipjanit dhe të Therandës, në jug me komunën e

    Therandës dhe të Rahovecit, dhe në perëndim me komunën e Rahovecit dhe të Klinës. Qendra komunale e Malishevës, si njësi administrative territoriale, përbëhet nga 39 njësi kadastrale dhe 44 vendbanime, përfshirë këtu edhe vetë qendrën komunale. Komuna e Malishevës shtrihet në anën perëndimore të Kosovës. Meqenëse ka largësi përafërsisht të njëjtë nga të gjitha qendrat tjera regjionale, mund të thuhet se ajo shtrihet në pjesën qendrore të saj. Bazuar në këtë fakt, banorët e saj nuk gabojnë që e thërrasin qytetin e vet " Zemra e Kosovës”.. *Qendra Regjionale për Malishevë është Prizreni, me një distancë prej 44 km. Largësia nga kryeqendra e Republikës së Kosovës-Prishtina është 49 km. Pozita në qendër të Republikës së Kosovës dhe konfiguracioni i përshtatshëm i terrenit, komunës së Malishevës i mundëson të ketë lidhje komunikimi të mira me tërë vendin. Territori i komunës është kryesisht kodrinor-malor. Format më të shpeshta të hasura në relievin e saj janë hurdhat dhe shpellat. Atë e përshkon pellgu i lumit Mirusha, me toka të rrafshëta e pjellore në të dy brigjet e saj. Komuna rrethohet edhe me masivin malor të Drenicës, me pikën më të lartë mbidetare të saj prej 1,057 m tek Maja e Kosmaqit dhe 1,006 m tek maja e Koznikut. Në territorin e komunës së Malishevës dominon klima e mesme kontinentale, që karakterizohet me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Temperaturat maksimale arrihen gjatë verës, mesatarisht +24.6°C, ndërkaq ato minimale shfaqen në janar, në vlera mesatare -10°C. Të reshurat atmosferike sillen prej 511-1108 mm në vit.

    ______________________________________________

    • Numrat me Rëndësi në Komunën e Malishevës

    Zyra e Kryetarit të Komunës 029/269-008

    Zyra e Zv.Kryetarit të Komunës 029/269-045

    Zyra për Infromim Publik 029/269-043

    Qendra e Regjistrimit Civil 029/269-048

    Policia e Kosovës-Stacioni policor në Malishevë 029/269-007, mobil 112 ose 922

    Gjykata Komunale 029/269-011

    Gjykata Komunale për Kundërvajtje 029/269-037

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - QKMF 029/269-006

    Emergjenca në QKMF "Shpëtim Robaj" 029/269-216

    Njesia e KEK-ut 044/113-118

    Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit - SHZSH 029/269-096

    Qendra për Punë Sociale -QPS 029/269-004

    Enti për Punësim 029/269-241

    Ndërmarrja Publike "Lumi" 044/201-316

    Ndërmarrja Publike "Syri i Kaltër" 044/391-296

    Ndërmarrja Publike Transportuese "Kosovatrans" 044/201-285

    Post Telekomi i Kosovës - PTK 029/269-028

    Autoriteti Pyjor i Kosovës (dega Malishevë) 029/269-156

    Gjimnazi "Abdyl Frashëri" 029/269-261

    Radio Malisheva 029/269-222

    ______________________________________________

    Qendra e qytetit

    MARKETING











    ______________________________________________

    malisheva ne FACEBOOK LIKE KUSH KA FCB

    ______________________________________________

    e ne twitter 


    ______________________________________________

    MALISHEVA NE  google + add to circl kush ka gogle+


______________________________________________ 
postoje webfaqen ne  rrjetet tuaja sociale 
         MOTI

     MALISHEVA
      indentifikohu
      kalendari
«  mars 2024  »
dihanmameenjprshtu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
        muzik
   >>top lajme<<
     muzik me qiftelia
   Malisheva.do.am
malisheva foto
Photo Flipbook Slideshow Maker
kalendari
      KUQ E ZI
qel add tuaj ketu
>>malisheva<<
         ip juaj
  >>twiter shqip<<
foto malisheve
Photo Flipbook Slideshow Maker
posto ket faqe
       marketing

 
 ora ne malishev
Kostenlose Uhr fur die Seite clock for website


online clock desktop clock