Mirsevini ne faqen Malisheva.do.am kjo webfaqe eshte hapur me qellim qe te tjeret te shohin per qytetin Malisheva portali shqip qyteti Malisheva eshte ne pjesen qendrore te republikes se kosoves MALISHEVA CITY therrisni shoket tuaj qe ta vizitojn ket webportal

  KryefaqjaSjell shoqerine ne Ipko
        Menu
pelqeje ne fb
         RKS

SIMBOLET E RKS
Kushtetuta

Flamuri

Stema

Himni

      >>votoni<<
a ju pelqen webfaqja
Total of answers: 127
malisheva.do.am
 

>>vizitoret<<
>>marrshi i uqk<<
nje video hajgare
     logo e qytetit
Emblema
malisheva tolbar
instalo toolbarin e Malisheves kliko ne kete foto te toolbarit dhe instaloje shkarko dhe bindu

KALKULATOR
      SHQIPTAR

JAM KRENAR QE JAM
''SHQIPETAR''
albanian all world



higjena e gojes ja si te parandalojm rreziqet

 Higjena e gojës, ja si të parandalojmë rreziqetSHENDETSI- Të ruash higjenën e gojës nuk do të thotë vetëm paraqitje estetike e jashtme por edhe kontribuim në mirëqenien e përgjithshme të organizmit. Buzëqeshja, luan rol të rëndësishëm në komunikimin midis personave. Por jo gjithmonë dimë se çfarë është e shëndetshme dhe e këshillueshme për të pasur një gojë sa më të pastër dhe pa probleme.

 

Për stomatologen Renata Pulja shkaktarët themelorë të problemeve të gojës dhe të dhëmbëve janë: higjena jo e mirë e saj, ushqimi jo i përshtatshëm, streset si dhe ulja e imunitetit të organizmit. "Fatkeqësisht konstatohet, se njerëzit i nënvlerësojnë këto aspekte gjatë aktivitetit të tyre ditorNdoshta kjo ndodh për shkak të ngutjes për në punë, ngarkesës së punëve në familje por edhe mund të ndodhë për arsye të mosnjohjes apo mosdijes të faktorëve që ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve tanë”, thotë Pulja.
KONTROLLI 
Kontrolli periodik tek mjeku stomatolog është shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve dhe higjenën orale. Rekomandohet që një kontroll vjetor, është i mjaftueshëm për të realizuar qëllimin.
KËSHILLA
Kunjat e drurit duhet të mos përdoren sepse janë shkaktarë të dëmtimit të mishrave të dhëmbëve dhe të dhëmbëve. Duhet kuptuar se fija dentare është e shëndetshme për ambientin e gojës, dhe eliminon mbetjet ushqimore midis dhëmbëve si shkaktarë të formimit të pllakave. 

Burimi:(e.m/GSH/BalkanWeb)

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

DIMRI, SEKRETET E TE LINDURVE NE STINEN E DIMRIT


Të lindurit në dhjetor dhe janar janë më problematikë se personat që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit. Tashmë kësaj enigme të çuditshme i kanë dhënë përgjigje dy studiues amerikanë. Femrat që lindin gjatë dimrit jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ua transmetojnë fëmijëve të tyre


Çdo gjë funksiononte në mënyrë perfekte. Na mungonte vetëm parashikimi i kohës. Nuk mjaftonin shqetësimet e tjera, si për shembull, të gjejmë personin e duhur, të arrijmë të martohemi me të, të kemi një punë të mirë dhe të mos e humbasim atë gjatë shtatzënisë, të arrijmë të mbajmë një stabilitet mes punës dhe familjes, por tani duhet të llogarisim e të parashikojmë edhe kohën kur duhet të lindim; në dimër, vjeshtë apo verë. Mos u çudisni. Kjo është risia e fundit. Prej disa vitesh studiuesit po merren me këtë çështje. Sipas tyre, fëmijët e lindur në dimër sëmuren më shumë, vdesin të rinj, nuk mësojnë dhe kur rriten nuk fitojnë shumë para.

Dy ekonomistë amerikanë, bën të ditur "Wall Street Journal”, e kanë gjetur misterin që qëndron pas këtij diskriminimi stinor, studiuar për herë të parë në vitin 1991 nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusets. Që atëherë studimi kishte "zbuluar” inferioritetin shoqëror dhe ekonomik të personave që kishin datëlindjen në dhjetor dhe në janar, duke përfshirë këtu profesionin, të ardhurat dhe jetëgjatësinë. Tani dy studiuesit, Kasey Buckles dhe Daniel Hungerman, nga Universiteti i Notre Damit në Indiana, theksojnë se faji nuk është i temperaturave, por i pozitave sociale të nënave. Femrat që lindin gjatë muajve më të ftohtë të vitit janë më të varfra, më pak të përgatitura, shumë të reja dhe pa bashkëshortë. Si pasojë, thonë ata, fëmijët e tyre do të kenë më shumë vështirësi të rriten të shëndetshëm dhe të shkëlqejnë në shkollë dhe punë.


"Me thënë të drejtën, kemi qenë të parët që jemi habitur nga këto të dhëna”, - tregon Hungerman. 13,2 për qind e nënave të fëmijëve të lindur në muajin janar janë adoleshente, në krahasim me 12 për qind të fëmijëve që kanë lindur në maj. 67,7 për qind e femrave që lindin në janar nuk janë të martuara. "Nuk janë diferenca statistikore shumë të mëdha, por gjithsesi kanë shumë rëndësi”, -përfundojnë Hungerman dhe Buckles, që nuk arrijnë të shpjegojnë arsyen. Gjithsesi, testet e studiuesve nuk janë bindëse. Familjet e varfra i lindin fëmijët në pranverë, ndoshta sepse gjatë verës është jashtëzakonisht nxehtë dhe nuk kanë kondicionerë, ose kur bëhen festat tradicionale të shkollave (është fjala për mamatë e reja në moshë).


"Kam dhjetë vjet që dëgjoj të flitet për këto teste dhe e vetmja gjë e sigurt është mosrënia dakord e studiuesve”, - thotë një pediatër. Shpesh studimet janë kontradiktore dhe na ngatërrojnë. Para disa ditësh, Universiteti i Seviljas kishte zbuluar se fëmijët e lindur në dimër jetojnë më gjatë, sepse i ftohti e rrit rezistencën fiziologjike. Sipas studiuesve të Harvardit, të cilët në vitin 1996 i kishin kushtuar një studim çështjes në fjalë, të lindurit në dimër janë më të gjatë, më të shëndoshë, kanë kafkë më të madhe dhe janë më të zgjuar se bashkëmoshatarët e tyre që kanë lindur në verë. "Përgjigjja globale, - kanë shkruar psikiatrit dhe antropologët e Harvardit, - është se kush lind në dimër është më i fortë fizikisht dhe më i zgjuar”. Katër vite më parë, një tjetër studim i bërë nga Universiteti i Bristolit përmbyste sërish bindjen akademike. Fëmijët që kanë lindur në verë dhe në fillim të vjeshtës janë më të gjatë, falë ekspozimit të shumtë në diell të nënës gjatë shtatzënisë. Kjo gjë favorizon sintezën e vitaminës D.


"E kuptoj që statistikat janë shumë të rëndësishme, por nuk duhet të ndikohemi shumë prej tyre”, - thotë pediatri. Dihet për shembull, që fëmijët që kanë lindur në mars dhe prill janë ngjizur gjatë verës. Sipas pediatrit, të vegjlit e lindur në dimër janë më të rrezikuar nga gripi dhe patologjitë e tjera virale. "Nuk duhet harruar se faktorët e vetëm që kushtëzojnë rritjen e një fëmije janë ata gjenetikë dhe ambientalë”, -përfundoi ai.
 ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


probleme me te folurin apo marrje goje ja qelsi per ta ndrequr

 Shkaqet përse të kënduarit ndihmon njerëzit me çrregullime të fjalës, falë ritmit dhe jo melodisë
Tiranë, NOA/ Arlinda Koçi - Shkencëtarët kanë zbuluar se të kënduarit është tepër efektiv në trajtimin e belbëzimit.
 

Duket e çuditshme, por kjo nuk ka të bëja aspak me melodinë por bazohet në ritëm."-ka thënë Max Planck, shkencëtar në Institutin e Gjermanisë.
Studiuesit kanë zbuluar se, frazat e këngëve tepër të njohura, kanë një ndikim të fuqishëm në artikulim, pavarësisht nëse ato këndohen apo recitohen.
Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë për zbulimin e terapive të reja për çrregullimin e të folurit.
Ekipi i studimit mori në vëzhgim, një grup njerëzish, të cilët kishin pasur një goditje në hemisferën e majtë të trurit, duke çuar kështu në vështirësi të të folurit.
Këto pacientë kishin pasur vështirësi në të folur, por shpesh mund të këndonin tekste këngësh, relativisht në mënyrë të rrjedhshme.
Procesi i të kënduarit është menduar të stimulojë zonat në hemisferën e djathtë të trurit, të cilat më pas do të marrin në funksionim zonën e majtë të dëmtuar, të trurit.
Për të zbuluar se si funksionon procesi i të kënduarit, Benjamin Stahl dhe kolegët e tij, kryen një studim të 17 pacientëve, të cilët rezultonin të kishin probleme në artikulimin e fjalëve.
Ato do të përballeshin me këndimin ose recitim e disa teksteve të këngëve, me një nivel të lartë gjuhësor.
Rezultatet treguan se të kënduarit nuk ishte faktor vendimtar për pacientët, nuk kjo solli rezultate më të mira se sa thjesht të folurit.
"Elementi kyç tek pacientët tonë ishte, në fakt, jo melodia, por ritmi." - tha Stahl.
Është niveli i njohjes së tekstit të këngëve, ajo që është më e rëndësishme. Shprehjet e përditshme mund të tërheqin kujtesën e këtyre pacientëve.
Kjo mund të ofrojë perspektiva emocionuese për përmirësimin e cilësisë së jetës tek këto pacientë.
a.k/NOA

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
DHJET USHQIMET ME TE SUKSESHME NE PLANET

Limonët

... Pse janë të shëndetshëm: Vetëm një limon përmban më shumë se 100 për qind të sasisë suaj ditore të vitaminës C, e cila mund të ndihmojë të rritet niveli i "mirë” i kolesterolit HDL dhe t’i forcojë eshtrat.

 Flavonidet e limonit të gjetura në limon mund po ashtu të ndihmojnë pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe të veprojnë si antiinflamatorë. Një këshillë e shpejtë: Shtoni një pjesë limon në çajin e gjelbër. Një studim ka zbuluar se limoni rrit aftësinë e trupit tuaj për të absorbuar antioksidantët në çaj për pothuajse 80 për qind.


Brokoli

Pse është i shëndetshëm: Një kërcell mesatar i brokolit përmban më shumë se 100 për qind të kërkesave tuaja ditore të vitaminës K, dhe pothuajse 200 për qind të dozës së rekomanduar të vitaminës C-dy ushqyes esencialë për ndërtimin e muskujve. Sasia e njëjtë ndihmon po ashtu në zhdukjen e një numri kaceresh. Një këshillë e shpejtë: Mbërthejeni! Ruani deri në 90 për qind të vitaminës C të brokolit duke e përgatitur në mikrovalë.( Avullimi ose zierja ruan vetëm 66 për qind të lëndës ushqyese.)

Çokollata e zezë

Pse është e shëndetshme: Vetëm një e katërta e një onsi(30 gramëve) gjatë ditës mund të zvogëlojë shtypjen e gjakut te individët përndryshe të shëndetshëm. Pluhuri i kakaos është po ashtu i pasur me flavonide, anti-oksidantë të dëshmuar në zvogëlimin e kolesterolit "të keq” LDL dhe të shtojë nivelet "e mira” të HDL. Këshillë e shpejtë: Një katrorkë çokollate përmban rreth 53.5 miligramë flavonide: një katrorkë e çokollatës së qumështit ka më pak se 14.

Patatet

Pse janë të shëndetshme: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë të folateve qelizë-ndërtuese, pothuajse e njëjta sasi e zbuluar në një filxhan me spinaq ose brokoli. Një patate e ëmbël ka gati tetë herë sasinë e vitaminës A, që ju nevojitet gjatë ditës, e cila lufton kancerin dhe sforcon imunitetin. Këshillë e shpejtë: Lëreni pataten të ftohet para se ta hani. Hulumtimet tregojnë se kjo ju ndihmon të largoni afër 25 për qind më shumë yndyrë pas një shujte, falë amidonit yndyrë-rezistues.


Salmoni

Pse është i shëndetshëm: Një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3, të cilat janë lidhur me nivelin e ultë të depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Një masë 85-gramësh përmban gati 50 për qind të dozës suaj ditore të niacin-ës, e cila mund të mbrojë kundër sëmundjes së Alzheimer-it dhe humbjes së kujtesës. Këshillë e shpejtë: Përcaktohuni për salmon të rritur lirshëm, në vend të atij të rritur në ferma, sepse përmban 16 herë më shumë toxic polychlorinated biphenyl (PCB), se salmoni i egër.


Arrat

Pse janë të shëndetshme: përmban më së shumti acide yndyrore, nga të gjithë arrorët, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit. Omega 3 është dëshmuar të përmirësojë disponimit dhe luftojë kancerin; mund po ashtu të ndihmojnë kundër dëmtimeve nga dielli (por mos u ikni faktorëve mbrojtës nga dielli). Këshillë e shpejtë: hani disa si desert: Melatonina anti-oksiduese e gjetur na arra ndihmon në rregullimin e gjumit.


Avokado

Pse janë të shëndetshme: E pasur me yndyra të shëndetshme, e dëshmuar në

një studim të ulë kolesterolin për gati 22 për qind. Ka më tepër se gjysmën e fibrave dhe 40 për qind të folateve që ju nevojiten gjatë ditës, të cilat mund të rrezikojnë rrezikun nga kanceri. Këshillë e shpejtë: Duke shtuar avokadon në sallatën tuaj mund të rrisë thithjen e lëndëve ushqyese kryesore si beta-karotenën për tri deri pesë herë krahasuar me sallatat pa këtë super-ushqim.

 

Hudhra

Pse është e shëndetshme: Hudhra është luftëtar i fuqishëm i sëmundjeve që mund të pengojë rritjen e baktereve, përfshirë E.coli. Allicin, një përbërës i gjetur në hurdhë funksionon si një antiinflamator i efektshëm dhe është dëshmuar të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut. Këshillë e shpejtë: Hudhrat e freskëta të shtypura lirojnë më së shumti alicin. Vetëm mos i zieni së tepërmi: hurdha që i ekspozohet temperaturës së lartë për më shumë se 10 minuta i humb lëndët e rëndësishme ushqyese.

Spinaqi

Pse është i shëndetshëm: Spinaqi përmban lutein dhe zeaksantinë, dy antioksidantë forcues të imunizimit të rëndësishëm për shëndetin e syve. Hulumtimet e fundit kanë treguar se mes frutave dhe perimeve që luftojnë kancerin, spinaqi është një nga më efektivët. Këshillë e shpejtë: Spinaqi është i shëndetshëm dhe pa aromë, shtojcë për secilin gojëmjaltë. Ju nuk do ta shijoni atë, ju premtojmë! Provoni ta përzieni një filxhan spinaq, një filxhan karota të grira, një filxhan lëng molle dhe akull.

Fasulet

Pse janë të shëndetshme: Duke ngrënë shujtë me legure (fasule, bizele, dhe thjerrëza) katër herë gjatë javës mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 22 për qind.

Shprehia e njëjtë mund po ashtu të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i gjirit. Këshillë e shpejtë: Sa më me ngjyrë të errët të jenë fasulet, më shumë antioksidantë përmbajnë. Një studim ka zbuluar se lëvorja e fasuleve të zeza përmban 40 herë më shumë të sasisë së antioksidantëve të gjetur në lëvoret e fasuleve të bardha.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------


lotet efekti pozitiv i tyre

Mjekët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të ndihen më mirë, largon stresin dhe mund të na ndihmoj të kemi një shëndet më të mirë.


Shumë nga ne kemi lexuar më parë se të qarët na ndihmon të qetësojmë shpirtin dhe trupin, por tani kërkimet shkencore e konfirmojnë plotësisht këtë. Së fundmi, doktorët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të ndihen më mirë, largon stresin dhe mund të na ndihmoj të kemi një shëndet më të mirë. Për më tepër, lotët janë falas, gjenden te çdo njeri dhe nuk kanë asnjë efekt anësor, përveç skuqjes së syve, lagies së shamive dhe prishjes së tualetit. 
 

Të qarët mund të mos ketë efektin e njëjtë sa ilaçet, por kërkuesit kanë dëshmuar se është shumë efikas në qetësimin e trupit, sepse ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe rritjen e humorit te 88.8 për qind e njerëzve, ndërkohë që i bën të ndihen më keq se më parë vetëm 8.4 për qind. Mjekët sugjerojnë se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjithë ata që kanë vështirësi për t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre. Edhe pse thuajse të gjithë ne derdhim lot të shkaktuar prej emocioneve, 47 herë në vit gratë dhe 7 herë burrat, mbetet ende një mister se përse qajmë dhe se çfarë ndodh gjatë këtij procesi.

Ashtu si e qeshura dhe zemërimi që kanë të mirat e tyre, edhe të qarët, si një formë e veçantë e njerëzve për të shprehur emocionet, ka të mirat e saj. Për shembull, është provuar se të qeshësh ndikon në qetësimin e trupit, në rritjen e tensionit të gjakut, reduktimin e hormoneve të stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumë antitrupave për të luftuar sëmundjet.  Lotët emocionalë dalin nga të njëjtat gjëndra loti që prodhojnë lëngun që formon një shtresë mbrojtëse në kokërdhok, për t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga të cilat del gjithashtu edhe lëngu që i mbron kur sytë irritohen apo kur bëhen pre e sëmundjeve të ndryshme. Një e dhënë e konfirmuar nga ekspertët tregon se lotët që derdhim prej emocioneve kanë përbërës të tjerë nga format e tjera të lotëve që dalin prej syve, si për shembull kur grimë qepë apo kur diçka djegëse ngacmon syrin tonë.

E gjithë kjo tregon më së miri se lotët që na dalin prej emocioneve dhe përbërësit e tyre mund të jenë një mënyrë e mirë për ta kthyer trupin në ekuilibër pas përjetimit të një situate stresuese. "Kam sugjeruar se ne mund të ndihemi më mirë pas të qarit, sepse kështu nxjerrim jashtë gjithçka negative që kemi akumuluar brenda vetes. Përbërjet kimike që formohen gjatë një stresi emocional mund të dalin nëpërmjet lotëve kur qajmë. Sepse ky lloj stresi mund të rrisë rrezikun për infarkte, apo të dëmtojë zona të caktuara të trurit. Aftësia e njeriut për të qarë ka një vlerë të jashtëzakonshme", thotë Ulliam Frei, profesor i farmaceutikës në Universitetin e Minesotës. Nga studimi u pa se lotët e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshëm i syve kanë nivel më të lartë të disa proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone, përfshirë këtu edhe prolaktinën. Le t‘i shqyrtojmë me kujdes.

Magnezi është një lëndë ushqyese e domosdoshme, që nëse gjendet në organizëm në sasi të vogël, i atribuohen një sërë problemesh si ato me lëkurën, mpiksjen me vonesë të gjakut dhe nivelet e ulëta të kolesterolit. Po ashtu, probleme me shëndetin mund të shkaktohen nëse gjendet në organizëm në sasi më e madhe se ç‘duhet. Kaliumi është i lidhur ngushtë me punën e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina është një hormon i përshirë në stres dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe në funksione të tjera të organizmit. Përmbajta e saj te lotët mund të shpjegojë edhe faktin se përse gratë qajnë më shumë se burrat. Femrat kanë më shumë prolaktinë se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshëm gjatë shtatzënisë, kur rritet ndjeshëm frekuenca e të qarit te gratë.


 Thuhet se të qarët mund të zvogëlojë edhe dhimbjet, edhe pse studimet në këtë fushë janë ende në fazën fillestare. Nga ana tjetër, të qarët i ndihmon njerëzit t‘i shohin gjërat me një sy më optimist pas kësaj. Studiuesit në Universitetin e Floridës thonë po ashtu se lotët emocionalë, rrisin mbështetjen sociale dhe reduktojnë ndjeshëm agresionin. Një tjetër studim në Universitetin e Tilburgut në Holandë tregoi se si burrat, ashtu edhe gratë, i jepnin më shumë mbështetje dikujt që ishte duke qarë, por nuk ndodhte kështu me personat që thjesht përloteshin. 
U pa gjithashtu se burrat që qanin pëlqeheshin më shumë se gratë. "Është mbështetur plotësisht teoria se të qarët është një sjellje që tregon se kërkon të pranosh ndihmën e të tjerëve", thonë studiuesit holandezë. Në studimin e fundit në Universitetin e Floridës, studiuesit gjetën se pothuajse çdo njeri ndihej më mirë pasi qante, madje edhe sa shpesh qante

. Nga ana tjetër, kërkuesit amerikanë thanë se të qarët mund të jetë një terapi e domosdoshme për shumë njerëz. "Pjesa më e madhe e njerëzve pranojnë se u rritej morali dhe humori pasi qanin. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar ata njerëz që kanë vështirësi për të shprehur emocionet e tyre". Ashtu si kërkimet e tjera, psikologët nga Florida sugjerojnë se është e nevojshme për më shumë punë dhe studim për të kuptuar më mirë origjinën, natyrën dhe funksionin e të qarit. Një studim i ri, që është duke u zhvilluar nga një ekip i specializuar ekspertësh, po analizon me kujdes se cilat zona të trurit vihen në veprim kur njerëzit qajnë. Studimet e shumta dhe përfundimet pozitive kanë bërë që lotët të rrëzojnë tabutë dhe hipotezat e përhershme se njerëzit e dobët qajnë.  Profesor Frei, autori i "Crying: mystery of tears", thekson se: "Njerëzit janë qeniet e vetme që kanë aftësinë për të derdhur lot në varësi të gjendjeve të tyre emocionale. Kjo është një dhuratë e veçantë, me të cilën janë të pajisur vetëm qeniet njerëzore", përfundoi ai. / (D. XH.)


postoje ne rrjetet sociale tuaja


back to top
         MOTI

     MALISHEVA
      indentifikohu
      kalendari
«  mars 2024  »
dihanmameenjprshtu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
        muzik
   >>top lajme<<
     muzik me qiftelia
   Malisheva.do.am
malisheva foto
Photo Flipbook Slideshow Maker
kalendari
      KUQ E ZI
qel add tuaj ketu
>>malisheva<<
         ip juaj
  >>twiter shqip<<
foto malisheve
Photo Flipbook Slideshow Maker
posto ket faqe
       marketing

 
 ora ne malishev
Kostenlose Uhr fur die Seite clock for website


online clock desktop clock