Mirsevini ne faqen Malisheva.do.am kjo webfaqe eshte hapur me qellim qe te tjeret te shohin per qytetin Malisheva portali shqip qyteti Malisheva eshte ne pjesen qendrore te republikes se kosoves MALISHEVA CITY therrisni shoket tuaj qe ta vizitojn ket webportal

  KryefaqjaSjell shoqerine ne Ipko
        Menu
pelqeje ne fb
         RKS

SIMBOLET E RKS
Kushtetuta

Flamuri

Stema

Himni

      >>votoni<<
a ju pelqen webfaqja
Total of answers: 127
malisheva.do.am
 

>>vizitoret<<
>>marrshi i uqk<<
nje video hajgare
     logo e qytetit
Emblema
malisheva tolbar
instalo toolbarin e Malisheves kliko ne kete foto te toolbarit dhe instaloje shkarko dhe bindu

KALKULATOR
      SHQIPTAR

JAM KRENAR QE JAM
''SHQIPETAR''
albanian all world



main » Articles

Hyra totale në katalogun: 7
hyra të treguar: 1-7

lajmet malishevase | Views: 739 | Author: malisheva.do.am | Added by: albi94 | Date: 16/02/2012 | Comments (0)

Një valë e re sulmesh kibernetike po kërcënon kompjuterët në të gjithë botën. Bëhet fjalë për disa e-maile që përmbajnë një lloj virusi, i cili ka aftësinë që të bëjë efektin edhe pa u hapur materiali i bashkangjitur të attachment.

Përdoruesi as nuk do të paralajmërohet fare se diçka e tillë po ndodh, pasi vetëm do të ketë një mesazh "loading”.

E-maili automatikisht shkarkon programe shkatërruese për kompjuterin tuaj në momentin kur përdoruesi klikon për ta hapur.

E-maili në vetvete nuk figuron i infektuar pasi gjeneron gjithçka pasi hapet ndaj nuk mund të pikaset paraprakisht nga sistemet e mbrojtjes

teknologji | Views: 988 | Author: malisheva.do.am | Added by: albi94 | Date: 14/02/2012 | Comments (1)

Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.

Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullhen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit.

Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.

Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës, prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t’i lexojë të dhënat nga ai sensor. Program i tillë është Core Temp, dhe ai mund të shkarkohet nga faqja e publikuar në fund të këtij teksti. Në faqen e njëjtë gjendet edhe lista e procesorëve nga të cilët ky program mund të lexoj të dhënat, por kryesisht bëhet fjalë për procesorët të cilët janë paraqitur gjatë disa viteve të fundit.

Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja. Programi mund të minimizohet, ku vetëm do të paraqes temperaturën. Pos sistemeve të mëhershme operative, Core Temp mund të punojë edhe në Windows Vista e Windows 7.

teknologji | Views: 804 | Author: malishevaweb | Added by: albi94 | Date: 14/02/2012 | Comments (1)

Mediat e Beogradit njoftuan se presidenti i Serbisë, Boris Tadic, i paska akorduar përkujdesje deri në moshën 18 vjeçe fatkeqes nga Restelica, Amsera Rekës, e cila në saje të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpive të shembura nga orteku i borës dhjetë metra të trashë. Beogradi kështu i bën marketing ambicieve që në një pjesë të Komunës së Dragashit, të banuar me boshnjakë, të krijojë një komunë satelite të Serbisë.

Por, pas përkujdesjes që i siguruan qytetares së vet institucionet e Kosovës, dhe  keqpërdorimit të rastit për qëllime politike, tashmë naive, të Serbisë, për Amsera Rekën del në skenë edhe Maqedonia, po me ambicie të ngjashme si fqinjit tjetër. Amsera gjoja qenka shtetase e Maqedonisë. Prindërit e saj, tridhjetëveçari Abdullah dhe njëzet e nëntë vjeçarja Garka, si dhe vllai i saj dyvjeçar, e humbën jetën në një ortek bore. Ata janë goranë maqedonas të cilët, edhe pse jetojnë në territorin e Kosovës, paskan shtetësi maqedonase, shkruajnë mediat maqedonase.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se nga afër do t’i ndjekin zhvillimet në Restelicë dhe nëse është e nevojshme shteti i Maqedonisë do të merr kujdestarinë për këtë vajzë të vogël, transmeton raportimet e medieve maqedone shqipmedia. Nga MPJ bëjnë të ditur se në qoftë se të afërmit e saj nuk duan të kujdesen për Amserën, atëherë për të do t’u kujdeska Ministria maqedonase për Punë dhe Politikë Sociale.

Qarqe politike në Maqedoni vazhdojnë të pretendojnë përvetësimin e komunitetit goran në Kosovë dhe përmes tyre edhe të territorit që e banojnë.

lajmet nga rajoni dhe bota | Views: 643 | Author: malisheva.do.am | Added by: albi94 | Date: 14/02/2012 | Comments (0)


Përkundër borës së madhe të rënë ditëve të fundit, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të kalueshme, ndërsa vështirësi ka në rrugët nëpër fshatrat e thella malore, siç janë Malet e Berishës.


Sipas Drejtorisë komunale për Shërbime Publike, të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërsa njësia e ndërmarrjes "Eko-regjioni”, në vazhdimësi është në teren, duke e bërë pastrimin e rrugëve.

Zyrtari komunal për transportin urban, Demush Krasniqi, i cili gjatë ditës ishte në teren, ka thënë se, "rrugët janë të kalueshme dhe se qarkullimi i automjeteve po bëhet normalisht, edhe pse në disa pjesë ka vështirësi. Për shkak të borës së vazhdueshme, kemi angazhuar mjete shtesë për pastrimin e rrugëve rurale”, tha Krasniqi.


Po ashtu edhe trotuaret nëpër qytet janë të pastruara dhe qytetarët mund të ecin lirshëm.

lajmet malishevase | Views: 689 | Author: malisheva.do.am | Added by: albi94 | Date: 14/02/2012 | Comments (0)

Sa i përket gjendjes së përgjithshme në komunën e Malishevës, pas të reshurave të mëdha të borës, mund të themi se, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por me vështirësi, sidomos në fshatrat e vargmaleve të Berishës. Te kjo pjesë e territorit të komunës së Malishevës, tek mbrëmë është arritur mundësia e lidhjes me rrugën kryesore. 

Në gjithë këtë situatë, janë të angazhuara makineri shtesë, përveç asaj që kanë qenë e përzgjedhur me tender, për pastrimin e rrugëve nga bora, për ç’gjë komuna ka ndarë 15 mijë euro. Në këtë kontekst ka edhe të atillë që janë lajmëruar vullnetarisht për të pastruar hequr borën, duke kërkuar vetëm heqjen e shpenzimeve të karburanteve.

Për të parë nga afër gjendjen me rrugët dhe situatën e banorëve në përgjithësi, gjatë gjithë këtyre ditëve ka qene në teren edhe vet kryetari i komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, dhe ekipe të tjera komunale si ato nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ajo për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.


• Me këtë rast janë ndihmuar me gjëra ushqimore rreth 35 familje, përfshirë këtu edhe dru e gjëra të tjera në këtë kontekst.


• Ekipe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), kanë dalë në teren, kanë vizituar dhe kanë ndihmuar rastet që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore. Gjatë këtyre ditëve janë ndihmuar 13 raste të ndryshme shëndetësore. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Skënder Hoti, ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave për tu informuar për raste të tilla.


Megjithatë sot, situata e qarkullimit në komunën e Malishevës, është lehtësuar, por mbetet akoma për tu bërë.

Deri tani nuk ka të raportuara për dëme materiale, përjashtuar mbulojën një fushe(montazhe) futbolli, këtu në qytetin e Malishevës. Ndërkohë që kryetari i komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, ka apeluar te qytetarët që t’i bashkëngjiten ekipeve për pastrimin e rrugëve nga bora, si dhe të kenë kujdes në heqjen e borës nga çatitë e shtëpive të tyre.

lajmet malishevase | Views: 685 | Author: malisheva.do.am | Added by: albi94 | Date: 14/02/2012 | Comments (0)

komuna e malisheves ka pasur veshtersi nga rreshjet e bores dhe sipasoj jan bllokuar disa fshatra
lajmet malishevase | Views: 735 | Author: malishevaweb | Added by: albi94 | Date: 14/02/2012 | Comments (0)

         MOTI

     MALISHEVA
      indentifikohu
        muzik
   >>top lajme<<
     muzik me qiftelia
   Malisheva.do.am
malisheva foto
Photo Flipbook Slideshow Maker
kalendari
      KUQ E ZI
qel add tuaj ketu
>>malisheva<<
         ip juaj
  >>twiter shqip<<
foto malisheve
Photo Flipbook Slideshow Maker
posto ket faqe
       marketing

 
 ora ne malishev
Kostenlose Uhr fur die Seite clock for website


online clock desktop clock