Në kuptimin shoqëror
Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë dhe Kosovës se sotme, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.
Në kuptimin juridik
Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.
Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri dhe Kosovë. Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombetare.
Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.
Shqiptarët |
Popullsia e përgjithshme |
---|
mbi 9 000 000 njerëz |
Gjuhët |
---|
Shqipja (me dialektët kryesore: gegnishtja dhetoskërishtja) |
Fetë |
Islami: 55 %, Krishterimi: 25 %, Ateistët dhe Agnostikët: 20 %[1] |
